Gjykata la në arrest me burg 30 vjeçaren Oriola Lleshi, e cila vrau duke mbytur foshnjën e saj vetëm 6-javëshe.

Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e se merkures ne fshatin Kuturman te komunes Qendres ne Librazhd. Sipas policise, ngjarja ndodhi per shkak te depresionit te paslindjes qe gruaja po kalonte. Por, deshmite e familjareve hedhin drite mbi dyshimet qe bashkeshorti i saj, emigrant ne Greqi, kishte mbi atesine e djalit. Vjehrra e Orioles rrefen ngjarjen e rende dhe dyshimet e djalit te saj, i cili kishte kerkuar analizat e ADN-së se foshnjes.

“Konflikte mes çiftit nuk ka patur, por kur lindi fëmija e dytë ndodhi 3 javë para parashikimit. Djali im u shpreh i bindur se fëmija nuk ishte i tij dhe kërkoi ta ndante gruan. Ne i thamë djalit që të mos nxitohej, por vetë nusja kishte pranuar se fëmija nuk ishte i tiji. Më pas, ndodhi ajo që ndodhi”, tregon Dylbere Lleshi, vjehrra e autores së ngjarjes.

Pas marrjes ne pyetje ne polici 30-vjeçarja fillimisht ka deklaruar se femija ishte mbytur në gji, por me pas ajo eshte detyruar te pranoje krimin makaber duke akuzuar bashkeshortin per dyshimet e tij mbi atesine e foshnjes. Çifti Lleshi jane prinder edhe te nje djali tjeter 2-vjeç e gjysmë. Ngjarja duket se ka qene e paralajmeruar sepse gjysherit kishin kerkuar ndihme ne polici pasi nusja e tyre kishte kercenuar disa here, qe nese divorcohej do vriste foshnjen.

Top Channel