Maradona ‘selfie’ me Dalman

02/05/2014 00:00

Në listën e pafundme të të apasionuarve pas fotove ‘selfie’ është shtuar edhe emri i Maradona-s.

Legjenda argjentinase e futbollit ka bërë një foto me vajzën e tij Dalma në tribunën e “Stanford Bridge”, ku ishte i pranishëm për të ndjekur gjysmëfinalen e Champions mes Chelsea dhe Atletico Madrid, e cila u fitua nga ekipi i drejtuar nga argjentinasi tjetër Diego Simeone.

Ndërkohë gjatë ditës së enjte Maradona është parë në tribunën e “Juventus Stadium”, në mbështetje të Tevez.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel