Korçë, vdes në korridorin e gjykatës

02/05/2014 00:00

Gjatë gjyqit për një masë sigurie për një të ri në akuzen e trafikut te
lendeve narkotike, nje prej te afermve te tij humbi jeten nga nje atak
ne zemer.

Ali Jaupllari ka qenë duke qëndruar në pritje për të dëgjuar një masë sigurie që do të zhvillohej për nipin e bashkëshortes së tij i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike kur ka pësuar një atak kardiak çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që kufoma e 60-vjeçarit ka mbetur e shtrirë në korridorin e katit të dytë të gjykatës janë dashur mbi 15 minuta për mbërritjen e mjekëve të urgjencës nga spitali rajonal, i cili ndodhet ne krah të gjykatës. Pasi u be ekspertiza trupi pas nje ore u dergua ne morg, por gjate kesaj kohe u mbajt i pambuluar ne korridorin e gjykates, ku këtë të premte kishte levizje te madhe te njerezve

Top Channel