James Franco ka postuar në Instagram një “selfie” shumë të nxehtë që do e kishte zili dhe Rihanna me shoqe.

Aktori publikoi të enjten një foto para pasqyrës së tualetit të tij me dorën poshtë bokserave, por e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe e fshiu foton pas disa orësh.

Muajin e kaluar aktori u përfshi në një skandal me një vajzë adoleshente të cilën u përpoq ta joshte në Instagram dhe duket se kërkon që edhe majin ta nisë me skandal.

Franco u justifikua kështu për flirtimin me adoleshenten:

“Unë nuk shkova në gjimnaz për të joshur studentet. Janë ato që më kërkojnë mua në rrjete sociale. Unë u tregova zotëri, e pyeta nëse kishte të dashur dhe ajo më tha që nuk kishte. Ishte vetë e interesuar”, tha aktori.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel