Fier, grabiten 4 punonjës të Ujësjellësit

02/05/2014 00:00

Dy persona të maskuar dhe me armë grabitën mbrëmjen e së enjtes 4 punonjës të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth ores 21.00 ne stacionin e pompave ne fshatin Kafaraj, vendburimi nga ku furnizohet me uje te pijshem i gjithe rrethi i Fierit.

Personat e armatosur dhe te maskuar kane kercenuar punonjesit qe t’u jepnin gjithcka kishin me vete. Pasi i kane shtrire pertoke, grabitesit kane rrembyer leket qe punonjesit kishin me vete, telefonet celulare si dhe grabiten automjetin personal te njerit prej punonjesve.

Grabitesit kercenuan se neqoftese do te njoftohej policia, mjeti i grabitur do te digjej. Pasi jane larguar keqberesit, njeri prej punonjesve nepermjet nje telefoni fiks ka mundur te kerkoje ndihme.

Kjo ngjarje e rende, merr permasa shume te medha per faktin se grabitja eshte kryer ne stacionin e pompave nga ku furnizohet me uje te pijshem i gjithe rrethi i Fierit, rreth 250 mije banore. Vetem per nje shume te hollash, grabitesit kane hyre me lehtesine me te madhe ne nje objekt te kesaj rendesie.

Top Channel