Aksidentohet 4-vjeçari, bie nga kati i katërt

02/05/2014 00:00

Një fëmijë vetëm 4 vjeç është plagosur rëndë pasi ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Muzakë’ të qytetit në një moment kur fëmija me inicialet K.A., ndodhej vetëm në shtëpi, pasi gjyshja me të cilën rrinte kishte lëvizur për pak.

Mësohet se i mituri është ngjitur në ballkon, por i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë, duke u përplasur fillimisht në tendën e një dyqani dhe më pas në rrugë. Si rezultat 4-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është dërguar urgjent për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Tiranës.

Top Channel