Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Heroina besohet të ketë luajtur rolin e saj në vdekjen e Peaches Geldof, prezantuese televizive e cila u nda nga jeta papritur në moshën 25-vjeçare.
Ajo njihet edhe si vajza e dytë e muzikantit e aktivistit Bob Geldof dhe
Paula Yates, teksa edhe kjo e fundit ka ndërruar jetë më parë nga
mbidoza e heroinës, në moshën 41-vjeçare.
Rezultatet e një raporti toksikologjik tregojnë se Peaches i janë gjetur përbërje droge në trupin e saj, ndërkohë që ka lënë pas dy djem dhe të shoqin. Ajo kishte qenë vetëm 11 vjeçe kur e ëma u nda nga jeta.
Në një deklaratë të shkurtër pas hetimeve, detektivi Paul Fotheringham tha se “përdorimi i heroinës dhe nivelet e gjetura në trupin e saj besohet të kenë ndikuar në vdekjen e saj”.
Muzikanti Tom Cohen, i cili u martua në 2012-n me Peaches, e kishte gjetur trupin e së shoqes në shtëpinë e tyre në Ërotham, në Kent, teksa gjatë natës kishte qenë jashtë shtëpie me djalin e madh, Astala, duke e lënë atë në shtëpi me djalin tjetër 11-muajsh, Phaedra.
Ajo u gjet e vdekur në vendngjarje, ndërkohë që policia e përshkroi vdekjen e saj si “të papritur dhe të pashpjegueshme”.
Për shkak se autopsia fillestare pas vdekjes nuk kishte përcaktuar shkakun e vdekjes, u urdhërua një raport më i thellë toksikologjik.
Top Channel