Dosja 5D, të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Prof.Dr Maksim Qoku është mes 14 të Urtëve, të zgjedhur në grupin
këshillimor, që do të japin rekomandime e propozime, se ku duhet të
fokusohet reforma në drejtësi, një grup që funksionon që prej muajit
shkurt.
I ndarë sipas profileve në fushat e civiles, kushtetueses dhe penales, por nga ekspertiza e deritanishme, sipas profesor Qokut, në të drejtën penale, duhet riparë mënyra se si funksionon i gjithë sistemi.
“Unë do të kisha mendimin që për OPGJ,të qëndrojë një strukturë më vete, të unifikohet hetimi për efektin e cilësisë në mbledhjen e provave. Gjyqësori ka problemet e tij, mbase do të duhej që të strukturohej, të kontrollohej. Gjithësesi avokatët janë palë katalizator i një sistemi, nuk është se mbeten problematika e sistemit. Gjithnjë kam patur përshtypje që Prokuroria, shpeshhere nuk ka konstatuar as gabimet e veta, cka do të thotë nuk duhet të krijohet ideja që ‘e lashë në burg të pandehurin dhe jam i mirë’, sikurse ‘e lirova dhe të gjithë gjuajnë mbi mua'”, thotë Prof.Dr Maksim Qoku.
Mes sugjerimeve se si mund të kontrollohet një gjyqtar, zoti Qoku shton se një mënyrë e mirë do të ishte verifikimi se sa çështjet të rikthehen për gjykim nga gjykatat më të larta.
Ndërkohë që kur flitet për reformë në KLD, profesori e shikon këtë institucion më të pranueshëm, nëse do të kishte anëtarë edhe nga Prokuroria e Avokatia.
“Sipas mendimit tim, e mira të mos jetë më gjyqtarë, me persona juristë, me përvojë në fushën përkatëse, por të mos kenë prekje me gjyqësorin. Kam pas pranuar një klauzolë përjashtimore, që nëse janë gjyqtarë të shkëputen nga aspekti i gjykimit. Kjo mund të conte në atë që mund të ishte një numër kaq i gjerë, mund të jetë një numër më i vogël KLD-ja”, thotë Qoku.
Një ditë më parë secili nga anëtarët e Këshillit të të Urtëve dërgoi, sipas axhendës, rekomandimet e para në Ministrinë e Drejtësisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
“Futet për herë të parë koncepti i marrëveshjes, midis palëve, ajo çfarë quhet paragjyqësore, midis Prokurorit dhe të pandehurit. Në këtë aspekt është instituti i ri, që sjell mjaft lehtësira në problemin e madh që kanë zvarritjet në aspektin gjyqësor dhe në njëfarë mënyrë nxjerr në pah edhe pozitën e palëve, në arritjen e kësaj marrëveshjeve. Duke qenë se një ndër problemet e mëdha tek ne kanë janë zvarritjet e gjykimeve, por edhe shpeshherë se këto kanë ardhur si pasoja e subjektiviztave të palëve, atëherë është parë që një pjesë e ndryshimeve të konsistojë në goditjen e këtij fenomeni”, thotë Qoku.
Grupi këshillimor i prezantuar më herët nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përbehet nga emra të njohur në fushën e jurisprudencës, veçanërisht mjaft aktivë edhe në fushën doktrinare.
Top Channel