Mariah Carey zbulon kopertinën e albumit të ri

01/05/2014 00:00

Është nënë e dy fëmijëve dhe ka mbushur 44 vjeç, por Mariah Carey vazhdon të ketë një trup të mrekullueshëm dhe këtë e ka treguar në kopertinën e albumit të saj të ri me titull ‘Me. I Am Mariah…The Elusive Chanteuse’.

Këngëtarja e ka postuar foton në profilin e Instagramit ditën e mërkurë. Ky është albumi i saj i parë pas 4 viteve të fundit.

Mariah shpreson që ky album t’i japë një shtysë të re karrierës së saj muzikore pasi hera e fundit që këngëtarja ka kryesuar klasifikimet ka qenë viti 2008 me ‘Touch My Body’.

Albumi i fundit i Mariah Carey ka qenë ai me titull ‘Merry Christmas II You’ (2010).

FOTO GALERI
1/2

Top Channel