Policia e Kukësit ka vënë në pranga ditën e djeshme nën akuzën e trafikut të armëve dy personave.

Policia bën me dije se ka arrestuar Abdi Lleshi 51 vjeç, dhe Riza Lleshi 47 vjeç qe te dy lindur dhe banues ne fshati Kishaj te rrethit te Hasit.  

Policia sqaron se dy të arrestuarve u janë sekuestruar një arsenal armësh që trafikoheshin në Kosovë. Kështu nga kontrolli policia ka sekuestruar, arme automatike, pushte, mitraloz te lehte, arme gjahu, granata dore si dhe mijra cope fisheke te modelit 56. Armatimi i municoneve, sipas burime zyrtare te policise po pergatitej per t’u trafikuar ne shtetin e Kosoves. Hetimet vijojne per te mesuar nese fshihen te tjere persona pas ketij trafiku.

Top Channel