Franco: Nuk kam fjetur me Lindsay Lohan

01/05/2014 00:00

James Franco ka mohuar kategorikisht se ka bërë seks me Lindsay Lohan, por ka pranuar se janë puthur.

Aktori u përfshi nga kolegia e tij në një “listë seksi” që ajo e shkroi para pak kohësh dhe ku figuronin shumë personazhe të njohura të botës së spektaklit. Por, Franco tha se Lindsay ka gënjyer dhe u betua se nuk kishin fjetur kurrë bashkë.

“Dakord, po e pranoj që mbase u puthëm, por nuk më besohet që më ka futur në atë listë, është e pabesueshme. Ajo ishte shumë e re atëherë dhe unë isha djalë i mbarë”, tha Franco.

Lindsay ka qenë 17 vjeç në vitin 2004, ndërsa James 26. Tre vite më vonë, kur po qëndronin në të njëjtin hotel, Lindsay Lohan hyri në dhomën e Francos në 3 të mëngjesit.

“U habita pasi hyri papritur dhe ishte e qartë që më kishte qejf”, tha Franco.

Top Channel