Arrest me burg për vrasësin e biznesmenit

01/05/2014 00:00

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Edison
Kajtazin i akuzuar për vrasjen e Ariel Zenkës mbrëmjen e 25 prillit në
lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Kajtazi u vetëdorëzua në policinë e Durrësit 2 ditë pas krimit, ndërsa një ditë përpara tij ishin vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë të përfshirë në vrasje: Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi.

Në sallën e gjyqit Kajtazi është shprehur se ishte i detyruar të qëllonte ndaj Ariel Zenkës, pasi sipas tij viktima kishte qëlluar i pari me armë në drejtim të tij.

Ariel Zenka, 36 vjeç, biznesmen, u vra mbrëmjen e 25 prillit në lagjen ‘Ali Demi’, sipas hetimeve të para, për shkak të një borxhi të pashlyer.

Top Channel