Rrugë e lulishte si tregje makinash

30/04/2014 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ka kërkuar kryetarëve të bashkive
të marrin masa për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë
shndërruar në pikë shitjeje të automjeteve.

Shpesh në rrugët e Tiranës, Durrësit dhe qytete të tjera gjen të parkuara makina me lajmërimin se janë në shitje dhe numrat e telefonit të pronarit te tyre, duke zene parkimin për javë të tëra. Por veç vendparkimeve publike, në tregje makinash jane shndërruar edhe sheshe dhe lulishte publike, duke dëmtuar hapësirat e qytetit.

Permes nje letre drejtuar 14 drejtuesve te Bashkive, ministri Tahiri kërkon që brenda 30 ditëve të merren masa për lirimin e parkimeve dhe shesheve publike nga mjetet, të cilat parkohen për më shume se 15 ditë në të njejtin vend, si dhe për mjetet që parkimin publik e shfrytezojnë si pikë shitjeje.

‘Pushtimi i ketyre hapesirave ne ane te rrugeve po nxjerr jashte funksionit parkimet publike, si hapesira te perbashketa duke shkaktuar ngarkese te pajustifikuar ne trafikun urban dhe per rrjedhoje shqetesim te shtuar per qytetaret’, shkruhet ne letrën e  ministrit te Brendshem. Tahiri shton se strukturat e Policise se Shtetit jane te gatshme te ofrojnë ndihmën e nevojshme per lirimin e hapësirave publike brenda afatit.

Ministri Tahiri thekson se mbetet ne pritje te nje reagimi te shpejte te njesive vendore, ne rast te kundert Policia e Shtetit do te veproje per te liruar vendparkimet publike duke marre masat perkatese.

Top Channel