Në një nga zonat më turistike të qytetit bregdetar të Durrësit, themelet
e hapura të një pallati janë kthyer në një vendhedhje mbeturinash dhe
vatër infeksioni.

Afrimi i stinës së nxehtë dhe mungesa e ndërhyrjes në të ka alarmuar sërish banorët e pallateve rreth e rrotull që i kërkojnë bashkisë të mos qëndrojë më indiferente, po të ndërhyjë në zgjidhjen e situatës.

Ndërtimi i bllokuar për shkak të një konflikti shumëvjeçar ende të pazgjidhur midis sipërmarrësit dhe pronarëve të truallit e ka kthyer gropën në një moçal

Banoret ja kane percjelle shqetesimin Bashkise prej kohes, ndersa se fundmi drejtuesit bashkiake kane vendosur te marrin masa.

“Do të ndërhyjmë me autoritetin tonë, për ta mbyllur njëherë e mirë këtë problem që është realisht një problem dhe një vatër infeksionesh për qytetin e Durrësit”, thotë Vangjush Dako, kryetar i bashkisë së Durrësit.

Zvaritja e proceseve gjyqesore ka bere qe situatra ne kete vend te vijoje e njejte prej nje kohe te gjate.

Top Channel