Adele shpenzon 20 mijë dollarë për një shtëpi-lodër

30/04/2014 00:00

Adele ka shpenzuar rreth 20 mijë dollarë për t’i blerë djalit të saj të vogël një shtëpi-lodër. Këngëtarja britanike e ka blerë këtë shtëpi pasi e ka parë tek një mikja e saj dhe e ka pëlyqer shumë.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Adele bën gjithçka për Angelon, por kjo është hera e parë që shpenzon kaq shumë. Nuk është nga ata VIP-a që bëjnë gjëra për të rënë në sy. Ky ishte rast i veçantë.”

“Është një shtëpi ku djali, i cili tani është 18-muajsh, mund të luajë deri kur të bëhet 10 vjeç”, shtoi burimi.

Adele nuk e ka pasur problem një shpenzim të tillë pasi kompania e saj Melted Stone ka grumbulluar rreth 35 milionë dollarë vitin e kaluar edhe pse këngëtarja nuk ka qenë në tur dhe nuk ka lançuar asnjë këngë të re.

Top Channel