Turqi, lapsusi që e dënoi me 10 muaj burgim

29/04/2014 00:00

Një gazetar turk është dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka ofenduar kryeministrin Erdogan me një “lapsus” në llogarinë e tij në Twitter, ku vetëm një gërmë më shumë e ndryshoi kuptimin e fjalës nga “shefi im” në “ik mbushu”.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan njoftoi planet për të mbyllur shkollat private, përfshi ato të drejtuara nga lëvizja e Gulen-it, tashmë një nga armiqtë e qeverisë, dikur një aleat i Erdogan-it.

Onder Aytac, i cili ka mbi 180 mijë ndjekës në rrjetin social, reagoi ndaj këtij lajmi duke shkruar fjalët: “KAPAT BE USTAAAAAAMMMMMMK”.

Në fakt, fjala “ustam” do të thotë “shefi im” apo “mjeshtri im” dhe është një pseudonim i zakonshëm për Erdogan-in mes mbështetësve të tij. Gjithsesi, ishte pikërisht shkronja “k” në fund të fjalës, e cila e futi Aytac-un në ujra të turbullta.

Zeynep Tufekci, një ekspert i rrjeteve sociale dhe ndihmës/profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut, tha për “International Business Times” se shkronja “k” e transformon pjesën e fundit të fjalës në një pasthirrmë ofenduese në turqisht.

Analisti pretendon se ishte thjesht një lapsus dhe se nuk kishte pasur aspak qëllim ta shtonte shkronjën “k” në fund të postimit të tij. Konkretisht ai donte të shkruante “Mbyllini ato shefi im” (referuar shkollave).

FOTO GALERI
2/3

Top Channel