SHBA, moti i keq kërcënon edhe lindjen

29/04/2014 00:00

Moti i keq kërcënon jo më pak se 73 milionë amerikanë në shtetet lindore të vendit, pas 2 ditësh stuhi të fuqishme prej të cilave kanë vdekur rreth 28 persona.

Parashikuesit qeveritarë kanë paralajmëruar për stuhi të rënda që nga Gjiri i Meksikës deri në Liqenin e Madh. Të dielën dhe të hënën, tornadot shembën disa autostrada duke shkaktuar dhjetra viktima në shtetet jugore të SHBA-ve.

Stuhitë rrafshuan ndërtesa, përmbysën makina, si dhe lanë me mijëra rezidentë pa energji elektrike.

“Stuhi të shpërndara gjerësisht parashikohen të prekin rajonin qendror bregdetar të Gjirit, me disa stuhi të rënda të mundshme”, bëri të ditur Shërbimi Kombëtar i Motit në parashikimin e mëngjesit.

Ndërkohë, kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë në shtetet jugore të Amerikës, të cilat u goditën nga tornado të fuqishme të hënën dhe të martën.

Më herët gjatë së martës, rezidentët e Louisville, Mississippi, dolën nga vendstrehimet e tyre për të gjetur shtëpitë e shkatërruara nga një tornado, që krijoi edhe të çara në çatinë e një spitali lokal.

Stuhia dhe tornadot e krijuara prej saj vranë jo më pak se 8 njerëz në Mississippi, të hënën, përfshi një grua, e cila vdiq teksa drejtonte mjetin e saj në Verona, në jug të Tupelo-s.

Top Channel