Polici i dehur rreh me shkop bejsbolli një person

29/04/2014 00:00

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga një efektiv të
policisë së Tiranës pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj
shoferit të një betoniereje, duke e qelluar me nje shkop bejsbolli.

“Më datë 28.04.2014 mbrëmë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevdet Ahmet Dedja, 46 vjeç, lindur dhe banues në Petrelë, Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.1. Arrestimi i tij u krye sepse rreth orës 14.30, në rrugën dytësore Farkë-Krrabë, në fshatin Dobreshë, ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale rezultoi, se veprimet punonjësit e policisë ishin nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”.

Top Channel