Peshkopi, në pranga pedagogu 23-vjeçar

29/04/2014 00:00

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një pedagog në universitetin
”Aleksandër Moisiu”, filiali Peshkopi pasi merrte 150 mijë lekë nga
studentët në këmbim të notës kaluese.

Ndalimi i Fatmir Çekën, 23 vjeç, banues në rrethin e Matit, me detyrë pedagog i jashtëm u bë për veprat penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrim”.

Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, ka rezultuar që ky shtetas duke qenë në detyrën pedagogut të jashtëm në universitetin ”Aleksandër Moisiu” filiali Peshkopi, iu merrte studentëve të këtij universiteti shuma të konsiderueshme parash të cilat varionin deri në 15.000 lekë, në këmbim të notës kaluese.

Bëhet fjalë për nëntë raste ku ky shtetas iu kishte marrë studentëve të këtij universiteti shumën prej 15.000 lekë të reja duke iu premtuar një notë kaluese.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera korruptive në të cilat dyshohet se ky pedagog ishte implikuar.

Top Channel