Korçë, pranga dy doganierëve për kontrabandë

29/04/2014 00:00

Dy punonjës të doganës në Gorricë të Korçës janë ndaluar nga Policia e
Korçës me akuzën e “Kontrabandes nga punojës që lidhen me veprimtarinë
doganore”.

Ndalimi i tyre u be pasi policia kapi prane fshatit Zvezde dy persona qe po udhetonin me nje mjet me targa bullgare ne te cilen kishin nje sasi pijesh dhe mishin kontrabande.

Nga sistemi TIMS u verifikuar se mjeti kishte kaluar ne piken e Gorices. Policia me pas arrestoi dy doganieret, Altin Muharrem Cenolli dhe Niko Postol Vurmo qe te dy nga Korça te cilet kane lejuar kalimin e sasise se mallrave me akcize.

Top Channel