“Ilaçet, zhurmë nga prishja e pazareve”

29/04/2014 00:00

Pas debatit, se ne vend po futen ilaçe pa cilësi dhe të pasigurta,
ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka garantuar cilësinë e tyre, duke u
shprehur se në Qendrën e Kontrollit të Barnave, bëhen të gjitha analizat
dhe këto akuza bëhen pasi tashmë janë prishur pazaret me bizneset.

“Specifikisht jemi marrë me raste të veçanta për të verifikuar në vendet e origjinës për 22 barna, si dhe kemi bërë analizat fiziko-kimike për 78 barna në Qendër. E them këtë, për të theksuar se ne i kemi mundësitë profesionale për të bërë analiza të barnave, ndërkohë që vazhdojmë procesin e analizimit të 185 barnave, duke u nisur në rradhë të parë nga principi aktiv”, tha Beqja.

Ministri ka garantuar se eshte ulur çmimi i barnave, por ne listen e rimbursueshme, kur ka tre alternativa eshte qytetari që zgjedh ose alternativen qe rimbursohet 100 për qind, ose te paguaje bashke me Fondin e Sigurimeve.

“Në bazë të listës regjistrimi, kemi tre alternativa, nga Luksemburgu, nga Polonia, nga Zvicra. Vitin e kaluar kishte vetëm një alternative dhe kushtonte për një 3211 lekë. Këtë vit, e njëjta barnë, i njëjti prodhues kushton 2 586 lekë. Nuk ka rritje të cmimit të asnjë bari në Shqipëri këtë vit. Kanë hyrë edhe dy alternativa të tjera, që është i njëjti princip aktiv, janë regjistruar dhe sigurisht skema e rimbursimit, rimburson 100 për qind alternativën më të lirë. Për dy alternativat e tjera më të shtrenjta, qytetari që zgjedh jo më të lirën, duhet të pranojë të bashkëpaguajë pjesën mbi çmimin e alternativës më të lirë”, sqaroi Beqja.

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se tashme do te kontrollohen recetat e leshuara nga mjeket, te cilet shpesh i orientojne pacientet drej produkteve farmaceutike qe u intereson.

Top Channel