Sarandë, sekuestrohen 145 kg marijuanë

28/04/2014 00:00

Një operacion i policisë me bashkëpunimin edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është zhvilluar pasditen e së hënës në Vulister të Sarandës, ku janë sekuestruar 145 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Në operacionin e quajtur “Piramida” është arrestuar edhe shtetasi Halit Muharremi, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 7 kallëpe tritol dhe 2 granata. Sipas burimeve policore, lënda narkotike dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.

Top Channel