Egjipt, 683 persona dënohen me vdekje

28/04/2014 00:00

Gjykatesi i çështjes së 683 personave të nxjerrë në banken e të
akuzuarve në Egjipt për trazirat e 2013-tës, rekomandoi dënimin me
vdekje për të gjithë.

Ne mesin e te denuarve eshte edhe lideri i Vellazerise Myslimane, Mohamed Badie. Akuzat qe rendojne ndaj tyre jane ato te mesymjes se nje stacioni policie ne Minya vitin e kaluar, ku mbeti i vrare nje polic. Gjykatesi permbysi nga ana tjeter 492 denimet kapitale nga 529 qe u dhane ne muajin mars, duke i kthyer ne burgim te perjetshem.

Te pakten 60% e ketyre te akuzuarve, mes te cileve ka mjeke e mesues, zoterojne prova qe deshmojne qartese nuk ishin fare ne vendngjarje kur u sulmua komisariati. Rastet ne vetvevete dhe shpejtesia me te cilen u zhvilluan seancat degjimore kane terhequr kritikat e ashpra te grupeve te te drejtave te njeriut dhe OKB-se.

Dy proceset u mbajten vetem pak ore nga njeri-tjetri dhe sipas ‘Human Rights Watch’, avokateve mbrojtes nuk iu lejua te paraqesin argumentet e tyre. Denimet i jane derguar per miratim ose rrezim Myftinise se madhe, autoritetit me te larte islamik te Egjiptit, veprim ky i konsideruar me se shumti formalitet.

Vendimi perfundimtar pritet te merret ne muajin qershor. Korrespondentet ne vendngjarje thone se disa nga te afermit e te akuzuarve humben ndjenjat jashte gjykates kur degjuan se çfare i pret njerezit e tyre. Turma e njerezve perpara nderteses therriste me te madhe: Ku eshte drejtesia? Autoritetet egjiptjane kane ndermarre nje fushate te ashper kunder perkrahesve te Vellazerise Myslimane qe nga permbysja e presidentit Mohamed Mursi. Me qindra simpatizante te kesaj levizje jane vrare e mijera te tjere kane perfunduar ne pranga, ndersa qe nga dhjetori, ne sallat e gjyqeve te pakten 1.000 kundershtare te regjimit te ri ushtarak te vendit kane marre denime qe shkojne nga 6 muaj heqje lirie deri ne burgim te perjetshem.   

Top Channel