Vendoset ekstradimi i Fatjon Kaprit

26/04/2014 00:00

Fatjon Kapri, 34 vjeç, më në fund do të mund të ekstradohet nga Skocia
në Shqiperi, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 22 vjet për
vrasjen në Londër në 2001-shin të bashkëkombasit te tij, Ylli Pepa.

Gjykatesit e Apelit ne Skoci vendosen se Fatjon Kapri mund te esktradohet dhe hodhen poshte pretendimet e avokateve te tij se çdo rigjykim i çeshtjes ne Shqiperi do te ishte i pandershem. Ligjet shqiptare lejojne praktikisht qe shtetasit shqiptar te ndiqen penalisht per krimet qe ata mund te kene kryer jashte vendit.  

Kapri eshte denuar pasi pretendohej se ai kishte vrare me thike Ylli Pepen pas nje zenke mes tyre ne Londer ne 2001-shin. Pas vdekjes se Pepes, Fatjon Kapri 34 vjecar sot, kaloi ne arrati pas denimit ne mungese dhe ishte ne listen e personave te kerkuar nga Interpoli perpara se te kapje ne Gllazgou ne vitin 2010 me nje identitetin e rreme maqedonas Sajmir Sadiku, duke punuar ne nje dyqan ne qender te qytetit.

Pas kerkese se autoriteve shqiptare per ekstradim, Kapri filloi nje beteje te gjate ligjore per te mos u kthyer ne Shqiperi, ku avokatet e tij sollen si argument korrupsionin si nje problem i vjeter ne drejtesine shqiptare dhe madje ju referuan Nenit 6 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Por  ne seancen e fundit gjykatesit e Apelit hodhen poshte  pretendimet e avokateve te Kaprit. Gykatesi Carloëay tha se:” gjykata nuk degjoje asnje prove  se nje proces i zakonshem per vrasje apo edhe cdo proces i rregullt gjyqesor  per ndonje veper te rende do te afektohej nga korrupsioni ne drejtesi”. Me tej ai shtoi, se “nese korrupsioni ekziston ne nje shkalle te konsiderueshme ne sistemin e drejtesise, kjo eshte eshte deri diku ne rastet kur  ndiqen penalisht figura me influence politike, pjesëtarë te krimit te organizuar apo per miqte dhe familjet e tyre respektive”, tha gjykatesi skocez.  

Top Channel