Dosja 5D, të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i është drejtuar me një letër
kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i shpreh shqetësimin për qëndrimet
pasive që po mban organi i akuzës për çeshtjet e kallëzuara nga
Ministria e Financave.
Që në fillim të letrës, zoti Cani informon kryeprokurorin se Ministria e Financave dhe institucionet që ajo ka në varësi, të angazhuara në luftën ndaj korrupsionit kanë paraqitur pranë organit të akuzës 192 kallëzime penale, të cilat implikojnë 569 autorë.
‘Keto kallëzime, – shkruan zoti Cani,- i referohen veprave penale në disa fusha, që nga shpërdorimi i detyrës, mashtrimi dhe fshehja e taksave por edhe veprimtari të paligjshme në lojrat e fatit dhe pastrimi i parave’.
Por përballë këtyre 192 çështjeve, siç shpreh shqetësimin kreu i Financave, Prokuroria e ka informuar Ministrinë vetëm për 10 raste, që përbëjnë pak më shumë se 5 për qind e totalit. Nga këto, në një rast Prokuroria ka vendosur të mos e fillojë hetimin, në dy të tjerë e ka pushuar çështjen, ndërsa për 7 kallëzimet e mbetura ka vendosur delegimin e dosjeve.
Përballë kësaj situate, kreu i Financave shpreh në letrën e tij shqetësim dhe kërkon vëmendjen e kryeprokurorit për mungesën e informimit mbi çështjet e kallëzuara. Ndaj, në fund të letrës që i dërgon Prokurorit të Përgjithshëm, zoti Cani ka bashkëlidhur edhe të dhënat e detajuara për rastet që janë kallëzuar nga Ministria e Financave.
Top Channel ka mësuar se në listën e të kallëzuarve ka një sërë ish zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Financave, dhe Drejtorisë së Tatimeve dhe asaj të doganave. Ata janë denoncuar për një sërë veprimesh, që lidhen me skemat e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së, abuzimet me lojrat e fatit, por edhe për korrupsion në radhën e pagesave të thesarit, ku sipas kallëzimeve janë favorizuar biznese të caktuara.
Reagon Prokuroria
I menjëhershëm ka qenë reagimi i organit të akuzës për këtë çështje. I pyetur nga Top Channel zëdhënësi i Prokrorisë, Albi Serjani pasi ka konfirmuar mbërritjen e letrës nga Ministria e Financave, u shpreh se sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 105 është përcaktuar mënyra si kërkohet informacioni për cështjet nën hetim.
Neni 105 thotë se për të interesuarit që kërkojne ekstrakte nga një cështje që është nën hetim apo pas përfundimit të saj, kërkesa shqyrtohet nga prokurori gjatë hetimit paraprak, apo nga gjykata që ka dhënë vendimin për ato cështje që janë në shqyrtim gjyqësor.
Gjithsesi, vijohet më tej në këtë komunikim, e vlerësoj të arsyeshme të mos publikojmë komunikimin zyrtar ndërinstitucional. Përsa u përket cështjeve pjesa më e madhe janë nën hetim, ndërsa disa po përgatiten për në gjykatë.
Top Channel