" /> ">
Një grup femrash ushtarake, të gjitha me lot në sy, i janë “derdhur lumë” liderit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, teksa ky i fundit ka vizituar njësinë ushtarake të tyre pranë kufirit me Korenë e Jugut. Arsyeja? Thjesht dëshira për ta takuar…
Diktatori provoi edhe njëherë me fakte se është një personazh tepër popullor në vendin e tij, teksa impresionoi femrat në njësinë e artilerisë së tyre në provincën Kangwon, shumë pranë kufirit me Jugun.
Bërja publike e imazheve nga ky takim koincidon me vizitën e afërt të presidentit amerikan Barack Obama në Korenë e Jugut, i cili pritet të zbresë në Seul ditën e premte.
Fotografitë, të cilat realisht nuk kanë datë se kur janë bërë, tregojnë diktatorin e ri të rrethuar nga gra me uniformë, të gjitha duke luftuar për të pasur një shans për ta prekur “liderin e dashur” të tyre, teksa “lotë krokodili” kanë rrjedhur prej syve të tyre.
Ai ka vëzhguar gjithashtu edhe një stërvitje qitjeje në artilerinë e femrave, në jug-lindje të Kangwon-it. Fotot janë publikuar nga gazeta e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Rodong Sinmun, ditën e enjte.
Skena të grave histerike që rretojnë Kim Jong-un shihen shpesh në mediat perëndimore, dhe që formojnë pjesën e “imazhit zyrtar” sipas qeverisë së Koresë së Veriut.
Top Channel