Djathi me përbërje niseshteje, një mashtrim ndaj konsumatorit që bëhet
për të përfituar, dhe tek personat me sëmundje diabeti ndikon
negativisht në shëndetin e tyre.

Specialistet e sigurise ushqimore theksojne se sipas ligjit, çdo produkt qe hidhet ne treg, duhet te kete të deklaruar perberjen e tij, në këtë rast perqindjen e yndyres, proteinave e te tjera. Duke zevendesuar qumeshtin me niseshte në djathë, prodhuesi ul koston dhe rrit fitimin.

“Në fakt, çdo tregtar duhet ta deklarojë se sa është përqindja e yndyrës, sa është përqindja e proteinave. Niseshteja është amidon, por në fakt në gjuhën kimike është glukozë që ndodhet në të. Përpunuesit e produktit të qumështit, mendoj se rrisin sasinë e ujit në të, që do të thotë shtojnë sasinë e niseshtes, ulin e sasinë e proteinave, ulin e sasinë e yndyrnave dhe rrisin sasinë e sheqernave që nuk duhet të jetë prezent në këtë lloj produkti. Për efekte negative direkte nuk ka, por them që për një grup të caktuar popullate, mendoj që ka një ndikim negativ, kryesisht ata që janë diabetike të tipit 2. Efekt negativ ka edhe për njerëz të cilët preferojnë të mbajnë dietë, dhe në momentin që ai nuk e gjen produktin ashtu sic e kërkon për të zbatuar mënyrën e tij të ushqyerit, merr sasi të larta të paditura në dietën e tij. Sic e dimë sasia e lartë e sheqerit për një grup popullate me diabet nuk është pozitive”, thotë Profesor Doktor, Lindita Molla, në Departamentin e Sigurisë Ushqimore.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka nisur kontrollet  ndaj prodhuesve qe abuzojne, duke u shitur konsumatorit djath me niseshte. Masat ndaj ketij mashtrimi u kufizuan vetem me disa gjoba dhe seksuetrimin e produktit. Djathi me niseshte u kap ne tregjet e Vlores, Shkodrës, Beratit dhe Tiranes.

“Në 110 monstra ka rezultuar prania e niseshtes në djathë dhe për këtë arsye janë bllokuar 2440 kilogramë djathë me niseshte”, thotë Xhilda Pepa, përgjëgjëse e sektorit të ushqimeve me origjinë shtazore.

Nje kilogram djathë, qe rezultoi të kishte niseshte ne perberjen e tij shitej ne treg me 300 deri ne 400 leke. Nderkohe vete tregtaret thone se  me kete cmim nje kilogram djathe i prodhuar  vetem me qumesht nuk do te mbulonte as koston e tij. Nderkohe qe edhe pas kontrolit te AKU-së ne dy tregjet e Tiranes vazhdon te shitet djath me kete çmim dhe as gjoba apo bllokimi i produktit ne nje dite te vetme, duket se nuk e ka detyruar prodhuesin te hedhe ne treg serish te njejtin produkt.

Top Channel