Nju Jork, hiqet përgjimi i myslimanëve

17/04/2014 00:00

Autoritetet në Nju Jork vendosën shpërbërjen e njësisë së përgjimit të myslimanëve. Njesia, e krijuar në 2003-shin kur kryetar bashkie ishte Michael Bloomberg, kishte si detyrë grumbullimin e të dhënave për plane të mundshme terroriste apo komplote të tjera.

Por komuniteti i gjerë mysliman i qytetit është ankuar prej kohësh për punën e saj, duke ngritur argumentin se përgjimet përbëjnë shkelje të të drejtave kushtetuese dhe diskriminim mbi baza fetare dhe etnike.

Krerët e tij, policia dhe zyra e kryetarit të Bashkisë së Mollës së Madhe janë zotuar të punojnë për të rritur besimin e ndërsjelltë, megjithatë shumë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë të mbeten skeptikë.

Top Channel