Tërmet i fuqishëm në Los Anxhelos, mbi 40 pasgoditje, panik në aeroport dhe zonat bregdetare
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë.
Zëdhënësja e Merkel ka thënë se dy liderët patën vlerësime të ndryshme mbi situatën në Ukrainë. Gjithashtu bëhet e ditur se bisedimet janë përqendruar te takimi mes zyrtarëve të lartë nga Rusia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, gjatë ditës së enjte në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë ditës së martë autoritetet ukrainase njoftuan nisjen e operacionit anti-terror në lindje të vendit, më synim dhënien fund të rebelimit të separatistëve pro-rusë në këtë pjesë të vendit.
Presidenti i përkohshëm i vendit, Olexander Turchynov tha se operacioni i forcave të sigurisë nisi në rajonin verior të Donetsk-ut dhe po vazhdon të zgjerohet hapa pas hapi dhe kujdesshëm në të gjitha pjesët e tjera ku ditët e fundit janë identifikuar lëvizje separatiste edhe të armatosura.
Top Channel