Të mbuluar nga koka te këmbët me pudër të kuqe, nepalezët kanë festuar Vitin e Ri duke shënuar kështu fillimin e 2071-shit në kalendarin Bikram.

Festimet vazhdojnë përgjatë 9 ditëve në Bhaktapur në atë që njihet si festivali Bisket Jatra.

Gjatë këtij festivali fetar banorët e zonës therin pula duke ia ofruar më pas statujës së Perëndisë Lingam.

Festimet kanë nisur në 10 prill e do të përfundojë në 19 prill.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel