Horror në një spital në Rio de Janeiro

15/04/2014 00:00

Policia ka gjetur trupat e pajetë të 40 foshnjeve të sapolindura në morgun e spitalit universitar “Pedro Ernesto” në Rio de Janeiro të Brazilit, disa prej të cilave të harruara prej një kohe të gjatë, bëjnë të ditur autoritetet vendase.

Menjëherë janë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi rastin.
‘Ishte një pamje si në filmat horror”,  tha prokuroria Ana Cristina Huth Macedo të hënën për AFP.

Trupat e fëmijëve, të cilët kanë lindur të pajetë, nuk janë marrë nga prindërit e tyre, ky nuk është një problem i yni, por një problem shoqëror, tha drejtori i spitalit.

Deri tani prokurorët kanë identifikuar vetëm 15 prej trupave të pajetë, ndërsa po punohet për të gjetur edhe prindërit e tjerë të cilët kanë braktisur foshnjet e tyre.

Top Channel