Derrkucja që fitoi famë në Instagram

14/04/2014 00:00

Emri i saj është Penelope Popcorn dhe me pozat e veshjet e saj kjo derrkuce është bërë një nga personazhet më të famshme në Instagram.

Modelja e veçantë ka plot 43 mijë ndjekës në rrjetin social të cilët i pëlqejnë shumë fotot e saj.

Pronarja e Penelopës thotë për ‘Daily Mail’: “Asaj i pëlqen shumë kur e zbukuroj, sidomos i pëlqejnë kordelet dhe pulovrat kur jashtë bën ftohtë.”

“Ideja i lindi fëmijëve të mi të cilët më thanë t’i hapnim një profil në Instagram gjatë Krishtlindjeve”, shtoi pronarja e Penelopës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel