Toponimet, Greqia lejon lëvizjen përkohësisht

13/04/2014 00:00

Ministria greke e Rendit vendosi të lejojë lëvizjen e emigrantëve, që kanë probleme me toponimet. Lajmi bëhet publik prej kësaj Ministrie, përmes një qarkoreje, e cila u është dërguar pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë.

Në qarkore thuhet se lëvizja do të lejohet nga data 13 Prill deri më 5 Maj. Gjatë kësaj kohe do të lejohet lëvizja e emigrantëve me probleme me toponimet. Policia është urdhëruar të lejojë lëvizjen, por në pasaportat e kësaj kategorie emigrantësh nuk do të vendoset vulë hyrëse ose dalëse nga Greqia.

Ministria greke njofton se po vazhdon gjetja e një zgjidhjeje midis qeverive të të dy vendeve. Ndërkohë, shoqatat e emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Greqi, kanë paralajmëruar një protestë të martën pasdite, jashtë Parlamentit grek, ku do të kërkohet zgjidhja përfundimtare e këtij problemi.

Top Channel