Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e paradites së të dielës në qytetin verilindor të Kukësit, i cili raportohet të ketë ndodhur në ambientet e një Reparti Ushtarak.

Nga shpërthimi mësohet të jetë shembur tërësisht godina, ndërkohë që është plagosur edhe roja i objektit, 33-vjeçari Kastriot Shahu.

Dyshimet e para kishin të bënin me një shpërthim tritoli në ambientet e brendshme të repartit, por vetëm pak më vonë Ministria e Mbrojtjes ka dhënë disa të dhëna mbi ngjarjen e mëngjesit, në qytetin e Kukësit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja në Repartin Ushtarak kishte të bënte me shembjen e një godine të vjetër. Sa i përket rojes së plagosur të objektit është mësuar se ai është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku do të qëndrojë për një mjekim më të specializuar.

Top Channel