Tre vjet për një gjyq trashëgimie

12/04/2014 00:00

A mund të zgjasë një proces gjyqësor për njohje trashëgimie më shume tre
vjet? Në Shqipëri po. Ky është rasti i mjekes Ana Nordstrom, me
shtetësi suedeze, e cila që prej 2011 ende nuk ka marrë një vendim nga
gjyqësori për të drejtën e trashëgimise si njëri prej fëmijëve të
biznesmenit të ndjerë Vebi Velija.

Ne pritje te nisjes se procesit ne Gjykaten e Apelit, avokati Gezim Imeraj tregon se çfare ka ndodhur.

“Eshtë absurde që një padi trashëmie të zgjasë kaq shumë. Për këtë arsye i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar shkelje të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, megjithë respektin që kam Gjykatën e Shkallës së Parë dhe trupën gjyqësore, më duhet të them se në këtë çështje është shpërfytyruar Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për arsye se mbi 70 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje. Jepnin dorëheqjen në ditën që do të jepnin vendim”, tha Imeraj.

Gjate ketyre viteve për të shmangur zvarritjet, avokatet kane kerkuar ndihme per te shmangur zvarritjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministrit te Drejtësisë, Avokatit të Popullit, ambasades suedeze, madje kane kallëzuar edhe në Prokurori.

“Paradoksi më i madh është se pas vendimit që dha Gjykata më e lartë e këtij vendi që është Gjykata Kushtetuese, ku u konstatua shkelja e së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, sipas mosgjykimit brenda një afati të caktuar, nuk u mor asnjë masë për ata gjyqtarë që e kanë gjykuar këtë çështje dhe kanë dhënë dorëheqje njëri pas tjetrit”, tha Imeraj.

Ne studimin e osbe konstatohet se shumica e proceseve civile ne masen masen e 16,5 për qind shtyhen per shkak te gjyqtareve, ne mase te njejte me 11, 9 për qind shtyhet se mungojne avokatet dhe per te marre prova te reja. Nderkohe qe proceset civile ne Shqiperi zvarriten edhe per motive të tjera, sikurse dhenia e kohes njërës prej palëve për t’u pergatitur, mungesë e palës së paditur, plotësim të metash në kërkesë padi, kurse ne vend te fundit me masen e 3,7 për qind qëndron si shkak, njoftimi i palës së tretë.

Top Channel