Në Aeroportin e Kukësit që mban emrin e “Zaid Bin Sulltan”, Mbretit të Emirateve të Bashkuara Arabe prej vitesh mbizotëron heshtja dhe harresa.

Ky investim i rëndësishëm i ndërtuar 10 vite më parë ende është në pritje të vënies në punë. Agjensitë e udhëtimit thonë se me vënien në punë të Aeroportit të Kukësit do të shkurtohet koha e fluturimit dhe udhëtarët do të paguajnë më pak taksa dhe më lirë biletën e fluturimit.

Aeroporti nisi të ndërtohej  në vitin 1998, në kohën e krizës së Kosovës. Investimi prej 30 milionë dollarë për ndërtimin e aeroportit ishte falas nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aeroporti i Kukësit u projektua gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, i argumentuar si një mirënjohje për atë që bëri Kukësi në ndihmë të refugjatëve të luftës, ndërsa ka nisur së ndërtuari në vitin 2003.

Top Channel