Droga në port, pranga edhe një tjetër personi

11/04/2014 00:00

Policia arrestoi një tjetër person pas kapjes së një sasie prej 2365 kilogramë hashash në një kamion ngarkuar me divanë.

Pas arrestimit ne portin e Durresit te shtetasit maqedonas, Aco Nikolevski, eshte arrestuar edhe shtetasi Burim Gjunkshi 33 vjeç nga Dibra e Madhe e Maqedonise. Hetimet kane nxjerre se 33-vjeçari me nenshtetesi maqedonase dhe kombesi shqiptare eshte bashkepunetor ne kete trafik.

Droga ishte fshehur ne 45 divanet e ngarkuar
ne nje kamion qe synonte te kalonte ne Itali me tragetet e linjes.

Top Channel