Banorët e njësisë nr.4 në protestë

11/04/2014 00:00

Dhjetëra banorë të njësisë bashkiake nr.4, kryesisht anëtarë të komunitetit rom, kanë protestuar para zyrave të kësaj njësie pasi nuk kanë marrë ndihmën ekonomike prej disa muajsh.

Në një prononcim për mediat, banorët thanë se e e vetmja e ardhur në familjet e tyre është ndihma ekonomike dhe janë të detyruar të marrin ushqime me listë për të ushqyer fëmijët.

Kryetari i njesisebashkiake nr,4 ka sqaruar banorët se ndihma ekonomike nuk është shpërndarë pasi këshilltarët bashkiake të njësisë nr.4 nuk janë mbledhur që prej datës 28 janar për të miratuar listën e familjeve që do të përfitojnë ndihmën ekonomike për vitin 2014.

Banorët kanë kërkuar që të ndërhyhet sa më parë për zgjidhjen e këtij ngërci pasi ata sot jetojnë në varfëri dhe mungesa e pagesës së ndihmës ekonomike do ti shtojë edhe më shumë borxhet e tyre.

Top Channel