“Amnistia përfundoi me sukses”

11/04/2014 00:00

Drejtori i Pergjithshme i Burgjeve Artur Zoto nje dite pas zbatimit te ligjit per amnistine, ka deklaruar perfundimin me sukses te ketij procesi, i cili nuk shenoi asnje incident ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimeve penale apo paraburgimeve ne te gjithe vendin.

Zoto ka bere publike edhe shifrat e personave qe perfituan lirine nga amnistia per secilin nag burgjet dhe paraburgimet ne vend

Me tej Zoto shtoi se “Zbatimi i ligjit për amnistinë do të sjellë përmirësimin e standardeve që lidhen me respektimin e të drejtave të kategorisë së personave të dënuar dhe paraburgosur që ndodhen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.

Top Channel