Janë me qindra mijëra goma të përdorura, të cilat digjen nëpër gurore
apo hidhen nëpër rrugë e lumenj, duke shkaktuar një ndotje të larte në
ambient, por edhe në shëndetin e njerëzve.

Edhe pse qe prej vitit 2006 vendet e Bashkimit Europian merren me riciklimin e gomave qe jane ne fund te perdorimit te tyre, Shqiperia eshte larg ketij standardi. Ambientalistet kane kerkuar qe gomat e makinave te riperdoren per shtrimin e rrugeve apo per prodhimin e energjise elektrike.

“Ne kërkojmë që të menaxhohen gomat e vendit, jo më të hidhen nëpër kanale, sepse goma do 1 mijë vjet të trete. Të kthehet në një produkt i parë, duke filluar të bëhet pluhur, të përdoret për energji për fabrika, të përdoret sidomos për veshjen e atleteve, të përdoret, ajo që është mbi të gjitha produkt në bërjen e asfalteve ekologjike. Kemi 1.400.000 goma që prodhohen cdo vit, që mund të jetë një produkt shumë i mirë për lëndë të para”, thotë Sazan Guri, ambientalist.

Nga riciklimi i gomave te makinave mund te perfitohen produkte mbi 10 produkte te tjera sic eshte shtrmi i rrugeve, prodhimi i sholles se kepuceve, apo prodhimi  i energjise elektrike. Ndotja e mjedisit si paosje e mosmenaxhimit te mbetjeve urbane vazhdon te jete ne nivele emergjente.

Top Channel