BE investon 11 milionë euro, Mirdita mes bashkive të përzgjedhura për programin e ri evropian
Në Shqipëri për herë të parë do të hartohet një draft ligjor i cili do të mbrojë denoncuesit e korrupsionit. Përfaqësuesja e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftën ndaj Korrupsionit gjatë një seminari me temë “Gratë dhe korrupsioni” tha se ekspertët hartues të ligjit kanë nisur punën dhe në draft është parashikuar dhe mbrojtja e grave që i përkasin grupeve vulnerabël.
Zv/ministrja e Mirëqënies Sociale Bardhylka Kospiri u shpreh se shpesh herë gratë perballen me diskriminimin shoqeror, kulturor, politik dhe institucional, ato perballen dhe me me teper presion dhe perjashtim ne nje shoqeri qe drejtohet nga korrupsioni.
I ftuar ne seminarin grate dhe korrupsioni e organizuar nga zyra e Kombeve te Bashkuara per Drogen dhe Krimin, UNODC ne Tirane, ishte dhe drejtori i Policise se Tiranes, Ardian Çipa i cili vlereësoi punen e punonjeseve femra te policise ne luften dhe denoncimin e korrupsionit.
Perfaqësuesja e Përherëshme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Benjelloun, tha se Ligji anti-korrupsion te zhvillohet në një procës gjithpërfshirës dhe të ndikohen në të gjitha nivelet.
Top Channel