88 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Drenove i janë rikthyer lirisë së tyre pasi kanë përfituar faljen e dënimit.

Prej mengjesit dhjetëra familjare kane qendruar para dyerve te ketij burgu me syte nga dalja ne pritje te te afermve te tyre, te denuar per vepra te ndryshme penale.

Mes tyre nuk mungojne as historite e veçanta dhe te dhimbshme. Momentin e daljes e ka pritur me padurim babai i Panajot Miskut, 40-vjecarit nga Librazhdi.

Panajot Misku, sapo ka perjetuar sekondat e para te lirise, nuk ka hezituar te rrefeje historine e tij dhe te vleresoje amnistine.

“Ishte e veshtirë, sepse prindërit janë në pension dhe me shumë mundim vinin më takonin. Sot ndihem sikur kam rilindur. Mendoj se jeta ime do të marrë drejtim tjetër tani”, thotë Misku.

Perveç 88 te burgosurve, të cilët fituan lirinë, mbi 200 të tjerë nga të burgosurit e Drenovës kanë marrë edhe ulje të dënimit nga 1-1.5 vjet.

Top Channel