
Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj ka mbledhur grupin ndërministror që po merret me reformën e pensioneve e cila parashikon ndryshimin e skemës aktuale të kontributeve.
Në fjalën e tij Veliaj tha se skema e re është moderne dhe do të ofrojë jo vetem një zgjidhje afatgjatë për problemin ekonomik dhe social, por do të garantojë edhe pensione të larta në përputhje me nivelet e kontributit të gjithsecilit në këtë skemë.
Një risi e skemës së re tëe pensioneve do të jetë ofrimi i pensionit social i cili nuk është i njëjtë me pensionin e pleqërisë pasi do t’i jepet vetëm personave 70-vjecarë që nuk kanë pasur mundësi gjatë jetës të paguajnë kontribute shoqërore. Sipas ministrit veliaj, kriteret e përfitimit të pensionit social do të jenë të njëjta si ajo e ndihmës ekonomike.
Skema e re e pensioneve është parashikuar të nisë të zbatohet më 1 janar 2015, pas miratimit në qeveri e në Kuvendin e Shqipërisë.
Top Channel