Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj.
Mungesa e dëshmitarëve, konkretisht të afërmve të kryekomisarit të ndjerë, bashkëshortes Anila Lamaj dhe të afërmve Esmeralda Lamaj dhe Rediana Meci bëri që seanca e sotme në gjykatën e krimeve të rënda të zgjaste fare pak. Vetë i pandehuri Frroku ka deklaruar edhe një herë se po mbahet në burg pa të drejtë dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e kryepolicit Lamaj, ndërkohë që ka kërkuar që gjatë seancës së ardhshme, e cila u la për më 15 prill orën 09:00, të lejohet që të japë shpjegimet e tij lidhur me ngjarjen.
Arben Froku është i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 1 vit më parë, në një atentat teksa ai dilte nga makina për të shkuar në banesë.
Top Channel