Program për gjermanishten në shkolla

09/04/2014 00:00

Ministria e Arsimit do të nxisë maturantët dhe nxënësit e gjimnazeve që të studiojnë në të ardhmen gjuhët e huaja. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Shqiperi, Helmut Hoffman vizituan të mërkurën shkollën e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet, ku nxënësit ndjekin një program të gjuhës gjermane.

Ministrja Nikolla u shpreh se modele të tilla ku të rinjtë aftesohen me shume ne gjuhet e huaja, do te sjellin zhvillim te metejshem per vendin, nderkohe qe inkurajoi maturantet qe te zgjedhin gjuhet e huaja si dege studimi ne universitet. Ashtu si programi i studimit ne shkollen e mesme “Sami Frasheri” ne kryeqytet per gjermanishten, Ministrja Nikolla tha se do te vijohet me programe te tilla ne te gjitha shkollat e mesme ne Shqiperi.

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha se me marrjen e statusit dhe me afrimin e metejshem me Europen, Shqiperia do te kete mundesi per te levizur lirshem ne te gjitha shtetet europiane, e per kete gjuha gjermane do t’u vije ne ndihme per marredhenie pune dhe studimi.

Top Channel