Dhuna ndaj fëmijëve në rritje

09/04/2014 00:00

Qendra Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve ka publikuar raportin vjetor për denoncimin e dhunës ndaj fëmijëve përmes linjës kombëtare “Alo 116 111”.

Sipas të dhënave që raportohen për vitin 2013, thuhet se bulizmi, sic njihet ndryshe dhuna sistematike, fizike dhe emocionale që pëson një fëmijë apo adoleshent, është rritur në krahasim me vitin 2012.

Kështu, nëse gjatë 2012, rreth 26 fëmijë denoncuan bulizmin, në 2013 numri i denoncimeve përmes telefonit u rrit në 35.

Në raport thuhet se denoncimet e abuzimit dhe dhunës në përgjithësi kanë pësuar ulje gjatë 2013 këtu përfshihen abuzimet fizike, seksuale dhe emocionale. Sipas raportit vjetor të 2013, 68 fëmijë denoncuan abuzimet dhe dhunën, në raport me 159 raste që u denoncuan gjatë 2012, prej tyre, 14 raste ishin ngacmime seksuale, ndërsa në 2012 kjo shifër u raportua në 40 raste.

Tek linja kombëtare e telefonit “ALO 116 111” janë regjistruar gjatë vitit 2013 rreth  53519 telefonata ku 48% e telefonuesve kanë qenë meshkuj, 22%, telefonuese të gjinisë femërore.

Qytetet me numërin më të lartë të telefonatave janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri dhe Korca.

Top Channel