Vlorë, grabitet me dhunë biznesmeni

08/04/2014 00:00

Mbrëmjen e të martës rreth orës 22:15 minuta, në sallën e Drejtorisë së
Policisë Vlorë është marrë njoftim për një grabitje me armë.

Ajo ka ndodhur ne banesen e 50-vjeçarit Halim Sinaj, ne lagjen ’15 tetori’ ne afersi te spitalit. Tre persona me maska dhe arme i kane hyre ne shtepi duke neutralizuar dy bashkeshortet qe ndodhesin brenda. Me armen ne koke ata i kane lidhur dhe kane nisur te kontrollojne ne gjithe banesen per te grabitur duke marre nje sasi te madhe parash.

Pas 20 minutash jane larguar duke qelluar ne ajer me arme automatike. Policia e Vlores ka bere rrethimin e zones per gjetjen e autorëve. 50-vjeçari Sinaj merrej me tregeti karburantesh dhe kjo ka qene shkaku i grabitjes se baneses se tij pasi mendohej se ne shtepi mund te kete pasur nje sasi te konsiderueshme parash.

Top Channel