Është gjetur 10 ditë pas zhdukjes trupi i pajetë i 18-vjeçari Erjon
Alizoti i cili u rrëzua në kanionet e Erzenit gjatë një ekskursioni.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është gjetur nga forcat e Komisariatit numer 1 pranë vendit ku u rrëzua dhe është dërguar në morgun e Tiranës.

I riu bashkë me një shok ishin në një ekskursion në Kanionet e Erzenit, kur papritur përfunduan në ujërat e rrëmbyeshme të tij. Shoku i tij arriti të shpëtohej nga grupi me të cilin po udhëtonin, ndërsa Alizoti nuk ia doli.

Top Channel