Prej dites së martë, transporti i kromit me kamionet e rëndë nuk lejohet më përgjatë rrugës nga Burreli.

Shkak eshte nje urdher i Ministrisë së Transporteve për shkak se ura në hyrje të qytetit të Burrelit rrezikohet të shembet nga pesha e madhe e kamioneve që në disa raste shkojnë deri në 100 ton. Policia rrugore ka njoftuar një dite më parë kamionistët.

Kamionistet qe transportojne kromin nga Bulqiza drejt portit te Durresit protestojne.

Kostot e transportit rriten ne 40 dollare per ton nga 20 qe eshte aktualisht kosto. Sipas policise kamionet nuk duhet te kalojne peshen mbi 30 ton.

Policia i ka dhene kamionisteve si rruge alternative kalimin nga Rresheni, qe eshte me e gjate por me e sigurt.

Top Channel