Kanabisi në Vlorë, në pranga 5 persona

07/04/2014 00:00

Sasi e droges se kapur të dielën nga policia e Vlorës në aksionin e koduar Eklips 2014 eshte 1 ton e 600 kilogramë.

Drejtoria e policise se qarkut te Vlores njofton se me mbeshtetjen e Njesise se Levizshme Territoriale per Kufirin dhe Migracionin Delta Force ne zonen e Hidrovorit ne fshatin Akerni eshte sekuestruar droga, e cila ndodhej brenda nje automjeti tip fugon qe ishte braktisur ne brendesi te pyllit.

Gjithashtu eshte kapur edhe nje automjet ku ndodheshin 15 bidona me lende djegese benzine dhe nje mjet bujqesor, qe mendohet  se sherbente per te transportuar mjetin lundrues nga toka ne det dhe kapja e arrestimi ne flagrance i drejtuesit te ketij te fundit, shtetasi: Thanas Kristo Golemi, vjec 50, banues ne fshatin Xhyherine, Vlore, si dhe jane shpallur ne kerkim disa persona identitetet e te cilit nuk behen te ditur per arsye hetimi.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se targa e mjetit te braktisur ku u gjet lenda narkotike jane vjedhur ne qytetin e Gjirokastres nga trafikantet. Mendohet qe lenda narkotike do te ngarkohej ne mjet lundrues dhe do te trafikohej ne drejtim te Italise.

Kjo eshte sasia me e madhe e sekuestruar per kete vit ne nje operacion te vetem nga Policia e Qarkut te Vlores.

Top Channel